Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2018/2019
- 25 Shkurt, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në bazë të Vendimit nr. 317/19 të datës 22.02.2019 të Këshillit Drejtues, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datën 25.02.2019 shpall:
K O N K U R S
Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2018-2019
I
Kushtet e përgjithshme
1. Bursa universitare ndahet për studentët e nivelit të studimeve themelore (bachelor)
2. Të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët e UShAF të cilët i plotësojnë këto kushte:
2.1 Të jenë studentë të rregullt të Fakulteteve të UShAF
2.2 Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë
2.3 Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve
2.4 T’i kenë të dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit të vitit akademik 2017/18
2.5 Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 8.00 (tetë pikë zero)
II
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
1.Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
1.1 Kërkesën për aplikim dhe
1.2 Fletëparaqitjen ( e cila merret në Administratën Qendrore të UShAF)
2.Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në zyrën e shërbimit të studentëve
2.1 Administrata Qendrore është e obliguar që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs t’i përgatit listat e studentëve të cilët i plotësojnë kriteret për fitimin e bursës universitare për miratim nga Këshilli Drejtues i UShAF.
2.2 Kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret e sipërshënuara, shërbimi i studentëve nuk do t’iu lëshojë fletëparaqitjen e cila ua mundëson aplikimin për bursë.
2.3 Përgjegjësi për saktësin e të dhënave do ta bartin dekanët e Fakulteteve përkatëse.
III
1. Afati i aplikimit zgjatë 15 ditë, përkatësisht prej datës 26.02.2019 deri më 12.03.2019 ora 15:00
IV
Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejt përfitimit të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave Komisionit për ndarje të bursave.
Ankesat duhet të dërzohen në zyrën e shërbimit të studentëve
Vendimi për përfituesit e bursës universitare do të publikohet në tabelat e shpalljes si dhe në ueb-faqen e Universitetit: www.ushaf.net
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Urimi i Rektorit për Festat e Fundvitit 24 Dhjetor, 2024
- Njoftim 24 Dhjetor, 2024
- Studentët dhe stafi akademik i UShAF realizojnë vizitë studimore në universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë 17 Dhjetor, 2024