Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani dhe zëvendëskryesuesi Prof. Dr. Agron Bajraktari, kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ish Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi, ish kryetarin e Kuvendit, z. Kadri Veseli, ish-kryetarin e Kuvendit, z. Jakup Krasniqi, ish deputetin, z. Rexhep Selimi, kryetarin e OVL të UÇK-së, z. Hysni Gucati dhe zëvendëskryetarin z. Nasim Haradinaj.
Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve thanë se janë ndjerë të emocionuar gjatë takimit me krerët e UÇK-së, për vendosmërinë që ta fitojnë edhe këtë betejë në Hagë, për t’i dëshmuar botës edhe një herë se lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër.
Rektorët Nimani e Bajraktari thanë se gjendja e çlirimtarëve ishte shumë e mirë dhe u shprehën të sigurtë se shumë shpejt ata do të lirohen të pafajshëm nga Haga, ku po mbahen padrejtësisht dhe do të kthehen faqebardhë në Kosovë.
This post is also available in: English