Me iniciativën e Prorektorit për Mësim, Shkencë dhe Çështje Studentore Prof. Asoc. Dr. Rrahim Sejdiu dhe Dekanit të Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, Prof. Asoc. Dr. Petrit Hasanaj, si dhe Rotary Club Ferizaj , para studentëve të Fakultetit të Turizmit dhe Ambietit mbajti ligjëratë madhi Chef Alfred Markun, pronar i Hotel Rapsodia në Shën Gjin, i cili ishte edhe ideatori i tortës së madhe në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë kësaj ligjërate, studentët patën rastin të dëgjojnë nga afër përvojën shumëvjecare në sektorin e hotelerisë, peripecitë që e përcollën, dhe historinё e suksesit për të arritur deri te ai që është sot.

Gjatë ligjëratës, ata u njoftuan se si duhet ta duan profesionin e tyre dhe në çdo moment të punojnë për të arritur deri te ёndrra e madhe e tyre.

Ai gjithashtu vuri theksin e veçantë tek ushqimet tradicionale, për të cilat tha se gjellërat autoktone janë ato të cilat janë servuar nga nënat tona në kohë të ndryshme, duke veçuar brumrat me të cilat traditat tona janë shumë të pasura.

Për fund, Chef Marku përveç që dhuroi për bibliotekën e Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe për Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit tre kopje të librit të tij ”Rapsodi në Pjatë”, u dakordua për vazhdimin e bashkëpunimit me Unversitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në fushën e turizmit dhe gastronomisë.

 

 

This post is also available in: English