Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
FTESË
- 20 Maj, 2022
- Posted by: Blerina Bytyci
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
								 Pa Komente 
							
						 
							Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) me datë 24.05.2022 (e Martë) do të organizojë shëtitje një ditore me karakter studimor në parkun “Livadhet e Shtrazës”, në Komunën e Kaçanikut.
Ftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF që të marrin pjesë në këtë ngjarje me karakter studimor dhe rekreativ.
Udhëtimi do të bëhet me autobus dhe nisja bëhet nga oborri i UShAF në orën 09:00, me datë 24.05.2022. Gjithashtu, shpenzimet e rrugës dhe dreka do të mbulohen nga Universiteti.
Studentët duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre te Zyra e Parlamentit Studentor deri me datën 23.05.2022 (e Hënë), në orën 12:00. Ndërsa, stafi akademik dhe administrativ, pjesëmarrjen e konfirmojnë te Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm deri me datën dhe orën e njejtë.
Në rast se nuk do të kemi kushte të favorshme të motit, ky organizim do të shtyhet për një datë tjetër dhe për këtë do të njoftoheni me kohë, me datën 23.05.2022 (e Hënë) deri në orën 14:00.

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me restorantin “Hija e Maleve” në Jezerc 27 Tetor, 2025
- Ambasadori i Italisë në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UShAF dhe SmartCity Corporation në Itali 21 Tetor, 2025
- Studentët e UShAF prezantojnë punën dhe kreativitetin e tyre në Panairin Studentor 2025 21 Tetor, 2025
