Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Financave”, të shoqëruar nga mësimdhënësja e tyre, Prof. As. Dr. Leonora Rudhani Haliti, realizuan një vizitë studimore në Qendrën Profesionale të Trajnimeve “Eon tdi”, në Ferziaj.

Drejtori i Kompanisë z. Ariantit Kastarti dhe Menaxherja financiare e kësaj Qendre ndanë informata shumë të rëndësishme me studentët lidhur me menaxhimin e financave në kompaninë e tyre. Gjithashtu, gjatë këtij takimi ata i njoftuan studentët rreth mundësive lidhur me financimin e aktivitetve të tyre, por edhe me sfidat që ata kanë kaluar deri në zhvillimin e sukseshëm të këtij biznesi. Veç tjerash, z. Krasniqi porositi studentët që të mendojnë t’i zhvillojnë idet e tyre në mënyrë që të bëhen ndërmarrës të sukseshëm, sepse sipas tij Kosova ka mundësi të mjafteshme të burimeve të financimit për të bërë biznes.

Mësimdhënësja, Znj. Rudhani Haliti, falënderoi z. Krasniqi për mikëpritjen dhe mundësinë që ju dhanë studentëve për të parë dhe dëgjuar nga afër për mundësitë e financimit të bizneseve e tyre në të ardhmën.

This post is also available in: English