Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Çdokush që i kthehet historisë së Nëntorit, këtij muaji të shenjtë për shqiptarët, e sheh se historia jonë është e mbushur me shembuj të shkëlqyeshëm të atdhedashurisë.
Lajmërohen studentët e USHAF-it, stafi akademik dhe administrativ, se për nder të festës së 28 Nëntorit (Ditës së Flamurit) me datën 28.11.2016, do të jetë ditë pushimi. Gëzuar Festa.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari dhe Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë, z. Bujar Pira, po marrin pjesë në Forumin e 11-të Evropian për Sigurim të Cilësisë, i cili po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari ka pritur në takim drejtoreshën e Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit Teknik të Rigës (Letoni), znj. Liene Maurite, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy universiteteve.
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), kanë pasur mundësi që të dëgjojnë një ligjëratë nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Safet Gërxhaliu, i cili me bashkëpunëtorë e ka vizituar Universitetin.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari me bashkëpunëtorë, është pritur sot në takim nga Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, të cilin e ka informuar për mbarëvajtjen e punës në Universitetin më të ri publik në vend.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën për Prodhimin e Mobileve “Profilstar” dhe me Ndërmarrjen për Përpunimin e Xhamit “Loni” në Ferizaj për mësimin praktik të studentëve.
Lajmërohen studentët e vitit të parë në studimet Bachelor se nga data 7 nëntor e deri me 11 nëntor 2016 duke filluar nga ora 09.00 deri 15.00, çdo ditë pune, do të bëhet fotografimi për ID-kartelë.
Delegacioni i Kosovës, në të cilin bën pjesë edhe rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof.Dr. Agron Bajraktari, ka zhvilluar takime të rëndësishme për arsimin e lartë në vend gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e një delegacioni nga Kosova të prirë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, pjesë e të cilit janë edhe rektorët tjerë të universiteteve publike të […]