Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 29.05.2025 deri më 05.06.2025 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2025.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) organizoi me sukses edicionin e radhës të ekspozitës vjetore “Profesionistët e së Ardhmes”, një ngjarje tashmë tradicionale që përmbledh punën shumëdimensionale të studentëve nga të gjitha fakultetet e institucionit.
Në kuadër të projektit GITEKA, delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), i udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Agron Bajraktari, mori pjesë në një vizitë studimore në Universitetin e Arteve dhe Dizajnit në Cluj-Napoca, Rumani.
Fakulteti i Menaxhmentit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), mori pjesë në Forumin Shkencor me temën: “Tregu i punës në transformim – aftësitë që kërkon ekonomia moderne”, i cili u mbajt më 22 maj 2025 në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), i organizuar nga Fakulteti i Biznesit të këtij […]
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës së radhës “Profesionistët e së Ardhmes 2025”.
Në vijim të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor me institucionet e arsimit të lartë në rajon, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka konkretizuar dy marrëveshje të reja bashkëpunimi me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD). Gjatë një vizite zyrtare në ambientet e UAMD, një delegacion nga Fakulteti i Inxhinierisë […]
Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt ligjëratë me temën “Newest surveying technologies applied in architecture and related studies”, nga profesori Krzysztof Konieczny, MSc. Eng, përfaqësues i Akademisë së Teknologjisë dhe Arteve në Varshavë, Poloni – Fakulteti i Arkitekturës.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, organizoi me sukses Panairin e Punës dhe Karrierës, i cili u zhvillua në ambientet e universitetit, ku morën pjesë përfaqësues të Komunës së Ferizajt, biznese partnere, staf akademik, administrativ dhe studentë.
Më 8 maj 2025, nga ora 10:00 deri në 16:00, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do të shndërrohet në një ambient të mundësive për të rinjtë që janë në kërkim të një pune, të një praktike profesionale apo të një orientimi në karrierë.
Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), më 22 dhe 23 prill 2025, u mbajt trajnimi dy-ditor “Project Cycle Management for CBC Ambassadors”, organizuar në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ky trajnim u realizua si rezultat i Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar […]
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | ||||||
2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
30 |