Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, mori pjesë në Konferencën e 9-të Vjetore të Shtyllës për Shkencë, Arsimi, Kërkim dhe Inovacion, të mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, që u zhvillua në Ljubljanë të Sllovenisë.
Në kuadër të Muajit Rozë, studentja Laureta Salihu nga Fakulteti i Arteve të Aplikuara, programi Dizajn Grafik dhe Multimedia, ka realizuar një broshurë sensibilizuese që përcjell mesazhin e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Në kuadër të iniciativave për zhvillimin e programeve të reja akademike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) realizoi një vizitë pune në Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës të Universitetit të Sofjes në Bullgari.
Rezultatet përfundimtare: Rezultatet përfundimtare për pozitën Zyrtar i Prokurimit
THIRRJE PËR OFERTË Shtypja e Materialeve Promovuese GITEKA- Nr. Projekti 101179495 – ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-1 Universiteti i Shkencave të Aplikuara (UShAF)shpall thirrje për tender për shtypjen e materialeve promovuese në kuadër të projektit Erasmus+ për “Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE) nr. 101179495, i financuar nga Komisioni Evropian.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka mirëpritur në një vizitë zyrtare dekanen e Fakultetit të Turizmit, Eva Brucker dhe profesoreshën, Susanne Steppat nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të programeve të përbashkëta studimore.
Lajmërohen studentët në nivelin Bachelor dhe Master, se nga data 09.10.2025 e deri më 17.10. 2025 do të bëhet regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2025/2026.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kolegji Ndërkombëtar Universum (UNI) bashkë-pritën Punëtorinë Kombëtare të Projektit GITEKA, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) – Transformimi i Gjelbër Industrial përmes Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri.
Stafi akademik i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka realizuar një vizitë pune në Universitetin WSB në Dąbrowa Górnicza, Poloni, ku është pritur nga Prorektori, Prof. Dr. Rafael Rebilas, Dekania e Fakultetit të Menaxhmentit, Prof. Dr. Anna Ziomek, dhe Zëvendësdrejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, PhD Cand. Denis Spahija.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), gjatë muajit shtator ka organizuar një punëtori tre-ditore së bashku me delegacionin austriak nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, me qëllim zhvillimin e programit të përbashkët Joint Degree me titull: “Sustainable Architecture and Civil Engineering for a Circular Future.”
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Menaxhmenti i UShAF viziton Resort Planet në Gjilan 3 Shkurt, 2026
- L A J M Ë R I M 21 Janar, 2026
- Studentët e UShAF në bashkëpunim akademik ndërkombëtar me FH Salzburg 15 Janar, 2026