Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. Asoc. Dr. Bashkim Çerkini
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Industriale me Informatikë
Prof. Asoc. Dr. Bashkim Çerkini është mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur në muajin tetor të vitit 2018.
Çerkini studioi Inxhinierinë Kompjuterike në FIEK në Universitetin e Prishtinës dhe Shkencat Kompjuterike në UBT, Prishtinë. Ai mori titullin Doktor i Shkencave në Kërkime Operacionale, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës.
Çerkini ka një përvojë të gjerë në fushën e menaxhimit të kostos dhe bugjetit, Teknologjisë Informatike dhe logjistikës, në Kompaninë Amerikane “Kellogg Brown & Root”, në Kosovë dhe Irak.
Çerkini ka punuar si mësimdhënës në Kolegjin Privat AAB, në Prishtinë dhe Ferizaj.
Ka të publikuara punime shkencore në revista dhe konferenca ndërkombëtare e gjithashtu, pjesëmarrës në komitete shkencore të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar.
This post is also available in: English