Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

PhD. Cand. Etleva Blakaj

Prorektor i Bashkëpunimit me Industri, Punës Praktike dhe Aktiviteteve Komerciale

Etleva Blakaj është Prorektore për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike dhe Aktivitete Komerciale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Në vitin akademik 2018–2019, Blakaj, u angazhua si Lektore në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Nga viti 2023 deri në shtator 2024 ishte edhe Koordinatore për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Gjatë viteve 2016 – 2018 ishte e angazhuar si lektore në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Nga viti 2017 deri në vitin 2021, Blakaj ishte e angazhuar si ligjëruese edhe në Kolegjin AAB.

Midis viteve 2012 e 2018, Blakaj, ishte udhëheqëse e zyrës së WUS Austria (World University Service–Austrian Committee) në Kosovë, një organizatë austriake joqeveritare, e cila implementon projekte në arsimin e lartë, në vende të ndryshme të botës. Gjatë kësaj periudhe, Blakaj, ishte udhëheqëse e Projektit “Higher KOS – Promovimi i Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Kosovë”, financuar nga Qeveria Austriake, pastaj udhëheqëse e Projektit ALLED “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesa të Tregut të Punës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Austriake, si dhe e shumë projekteve tjera të TEMPUS-it. Në vitin vitin 2023, ajo u zgjodh edhe Koordinatore për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Në vitin 2015, e angazhuar si eksperte nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, bën vlerësimin e programeve të Gjuhës Gjermane, të ofruara nga shkollat private të gjuhëve të huaja.

Blakaj, në vitet 2008 – 2012, punoi në Ambasadën Austriake në Kosovë, ku ishte e angazhuar si përkthyese dhe asistente personale e Ambasadorit.

Në vitet 2007 – 2008 punoi si zëvendëse e emisares austriake për arsim dhe kulturë, e dërguar nga Ministria e Arsimit e Austrisë, me ç’rast u morr me implementimin e projekteve të ndryshme në fushën e arsimit.

Në vitet 2005 – 2007 punoi si mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane në “American School of Kosova”. Gjatë periudhës 2003 – 2005 punoi si mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane në Gjimnazin “Sami Frashëri”, në Prishtinë, ndërsa në vitet 2002-2003 si mësimdhënëse në “Europäische Schule”, shkollë e udhëhequr nga gjermanët.

Në vitin akademik 2016 – 2017, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Blakaj regjistroi studimet e doktoraturës në fushën e gjuhësisë. Në po të njëjtin Universitet, në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, në vitin 2016, përfundoi studimet e masterit.  Studimet themelore, katërvjeçare, i përfundoi në vitin 2001, poashtu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.

Ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar punime në revista ndërkombëtare.

Etleva Blakaj flet gjuhën angleze, gjermane dhe atë serbe.

This post is also available in: English