Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të UShAF dhe Universitetit “Sancti Cyrilli”, të Maltës
- 3 Maj, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari së bashku me profesorin, Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva, kanë marrë pjesë në një takim në Tiranë, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshëm nga bota në fushën akademike dhe kulturore.
E veçantë e këtij takimi ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Rektorit Bajraktari dhe Rektorit të Universitetit “Sancti Cyrilli” (USC) të Maltës, Prof. Alfred Josef Baldacchino.
Rektori Bajraktari falënderoj Rektorin e Universitetit “Sancti Cyrilli” dhe u shpreh i kënaqur që bashkëpunimi dhe Marrëveshjet e shumta me Universitete Ndërkombëtare po i shtohen UShAF-it.
Ndërsa, Rektori i USC u shpreh i kënaqur nga nënshkrimi i kësaj marrëvshje dhe me qëllim të thellimit të këtij bashkëpunimi e ftoi Rektorin Bajraktari që në një të ardhme të afërt të vizitojë këtë Universitet.
Marrëvshja ka për qëllim shkëmbimin e stafit akademik dhe studenteve, pjesëmarrje të përbashkëta në shkolla verore, punëtori dhe trajnime të ndryshme të cilat i organizojnë institucionet. Po ashtu, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, seminare për studentë dhe alumni, konferenca, mësim nga distanca dhe aktivitete të tjera të rëndësishme.
Rektori Bajraktari, zhvilloi takime të ndryshme dhe njëri ndër ta ishte takimi edhe me Rektorin e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemajli”, Prof. Dr. Roland Zisi, me të cilin biseduan për mundesitë e bashkëpunimit në mes të dy Universiteteve. Po ashtu, u dakorduan që në një të ardhme të afërt të draftojnë një Marrëveshje dhe ta finalizojnë me nënshkrimin e saj.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Hajrullah Çeku dhe Afrim Loku kërcënojnë Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj: nëse nuk pranohet Afrim Loku, do të ndalen fondet dhe do të bllokohet akreditimi i programeve! 17 Nëntor, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2026/2027- Afati i Nëntorit 16 Nëntor, 2026
- NJOFTIM PUBLIK 16 Nëntor, 2026


