Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Urimi i rektorit Bajraktari për Ditën e Pavarësisë
- 17 Shkurt, 2019
- Posted by: admin
- Category: Uncategorized @sq
Pa Komente
Republika e Kosovës sot shënon 11 vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste, ne kujtojmë të gjitha përpjekjet shekullore për liri dhe shtet, të gjithë ata që ia falën jetën atdheut, të gjithë ata që nuk e kursyen mundin dhe punën në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetësisë.
Ne, tash kemi një mision tjetër, që ta bëjmë Kosovën një shtet të fuqishëm! Nuk duhet të kursejmë energjinë tonë në punë, në studime, në shkencë, në mënyrë që ta zhvillojmë vendin.
Me punën tonë, ne nderojmë heronjtë, dëshmorët e martirët. Punën dhe mundin tonë ua kemi borgj fëmijëve tanë dhe të ardhmes së Kosovës!
Urime 17 shkurti – Dita e Pavarësisë!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nderon Prof. Dr. Iraj Hashin me titullin “Doctor Honoris Causa” dhe shpall dy “Anëtarë Nderi të Universitetit” 15 Qershor, 2026
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Administratën Qendrore të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) 11 Qershor, 2026
- Njoftim 10 Qershor, 2026