Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe atij “Hasan Prishtina” në Prishtinë
- 21 Shtator, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës.
Marrëveshja shënon një fillim të mbarë për të dyja institucionet, duke hapur kështu mundësinë e shkëmbimit të stafit akademik, shkëmbimit të studentëve dhe çështje të tjera të rëndësishme.
Rektori i UShAF, z. Agron Bajraktari falënderoi rektorin e UP-së për mbështetjen e deritanishme dhe u shpreh i kënaqur që do të vazhdojë bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës, si universiteti më i madh publik në vend.
“Edhe pse është një kohë e shkurtër që nga ndarja me Universitetin e Prishtinës, jam i kënaqur që do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për gjëra të rëndësishme për universitetet tona në mënyrë që së bashku të ofrojmë studime cilësore për të rinjtë tanë.”
Rektori i UP-së, z. Marjan Dema tha se universitetet do të punojnë së bashku në mënyrë që të përfitojnë studentët dhe stafi akademik. “Ne jemi të gatshëm të mbështësim dhe të ndihmojmë në çfarëdo lloj mënyre Universitetin më të ri dhe të vetmin të këtij lloji në Kosovë”.
Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi vjen pas nënshkrimit ditë më parë të Memorandumit të Mirëkuptimit, me të cilin Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj u nda edhe zyrtarisht nga Universiteti “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024
- L A J M Ë R I M 12 Nëntor, 2024