Lajmërohen studentët në nivelin Bachelor dhe Master, se nga data 25.02.2026  deri më 05.03. 2026 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2025/2026. Për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, të vitit të parë (2025/2026), si dhe të viteve të dytë dhe të tretë, të cilët regjistrojnë për herë të parë semestrin veror për vitin aktual të studimeve, regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2025/26 është realizuar automatikisht.

Të gjithë studentët të cilët nuk e kanë të regjistruar semestrin veror 2025/2026 në mënyrë automatike dhe kanë përsëritur vitin e studimit, pas kryerjes së pagesave duhet të drejtohen në zyrën e shërbimit të  studentëve për regjistrimin e semestrit.

Nga pagesa janë të liruar studentët që janë për herë të parë absolventë.

Studentët mund ta shikojnë semestrin e regjistruar në Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studenteve (SMIS), duke zgjedhur menynë “Semestrat” në llogarinë e tyre.

Linku: https://smis.ushaf.net/

Studentët që për herë të parë qasen në sistem, lutën t’i referohen me kujdes manualit të qasjes.

Manuali për qasje në SMIS: Manuali për qasje në SMIS

 

Nga Administrata e UShAF, dt.24.02.2026