Hapet Thirrja për Aplikim – Young Cell Scheme (Raundi XVI)
Universiteti njofton të gjithë studentët dhe të diplomuarit e interesuar se është hapur Thirrja për Aplikim për Young Cell Scheme – Raundi XVI, program i bursave post-diplomike i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
Ky program synon mbështetjen e të rinjve nga Kosova për ndjekjen e studimeve master në universitete të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në fusha të ndryshme prioritare me rëndësi për zhvillimin institucional dhe shoqëror të vendit. Programi implementohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristotel të Selanikut (Greqi) dhe Institutit Kombëtar për Shërbimin Publik (Francë).
Aplikimi është i hapur nga 9 shkurti 2026 deri më 9 mars 2026, ora 17:00 dhe realizohet sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara në thirrjen zyrtare.
Të gjithë të interesuarit ftohen që të informohen në mënyrë të detajuar mbi kushtet, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit duke konsultuar thirrjen zyrtare, e cila është e bashkëngjitur në këtë komunikatë dhe e publikuar në faqen zyrtare të programit.
Për më shumë informata dhe aplikim online, vizitoni: https://ycskosovo.org
Universiteti inkurajon fuqishëm kandidatët potencialë që të shfrytëzojnë këtë mundësi të rëndësishme akademike dhe profesionale.
Linku i thirrjes: Call for Application_ALB,
Linku i thirrjes: Call for Application_ENG,
Linku i thirrjes: Call for Application_SRB