Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe  Master, se duke filluar nga data 13.01.2026 deri më 19.01.2026 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Janarit 2026.

Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar dhe të kontrollojnë tek lista e rezultateve për verifikim të paraqitjeve të provimeve, përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur të bëhet paraqitja e provimeve.

Linku i manualit: Manuali për studentë – Rivendosja e fjalëkalimit dhe Paraqitja e Provimeve