Adresa:
St. Rexhep Bislimi, p.n. 70000 Ferizaj, Republic of Kosovo.
Tel:
Facebook:
Email:
Web:
Prof. Dr. Bujar Pira
Mësimdhënës
Prof. Dr. Bujar Pira në viti 2003 ka përfunduar studimet e tij themelore në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës ndërsa ato postdiplomike i ka përfunduar në Imperial College London në vitin 1999. Studimet e doktoratës Profesor Pira i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2007.
Nga viti 2017 profesor Pira është profesor i rregullt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ku edhe punon ene.
Profesor Pira ka zhvilluar edhe shumë aktivitete të tjera zhvillimore, administrative dhe menaxheriale, duke përfshirë:
- Koordinator i ECTS në Universitetin e Prishtinës (Koordinatori ECTS në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike),
- Prodekan dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, pjesë e Universitetit të Prishtinës,
- Aktualisht Prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
- Anëtar i komisioni të ankesave të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Profesor Pira ishte Rektor i një prej institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë, Kolegji Riinvest. Profesor Pira, gjithashtu ka një aftësi të fortë për të shkruar projekt propozime dhe ka dhjetëra propozime të shkruara të suksesshme në fusha të ndryshme. Ai ka aftësi të forta informatike dhe njohuri dhe ekspertizë të Menaxhimit të Sistemit të Informacionit përmes përvojës së punës në Institutin Riinvest, ku ka qenë i angazhuar në zhvillimin e strategjive, zhvillimin e programeve te trajnimeve, zhvillimin ekonomik lokal, si dhe kompetencat e tjera akademike dhe kërkimore në fushën e inxhinierisë, menaxhimit, energjisë, etj.
Profesor Pira ka një përvojë të gjerë profesionale nga pjesëmarrja në ndryshimin e ligjeve dhe akteve nënligjore si dhe zhvillimin e politikave, për Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës, deri në Projektin më të fundit në zhvillimin e Sistemit Informativ të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë, në cilësinë e Menaxherit të Projektit.
Profesor Pira, ka qenë gjithashtu pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare të financuara nga Tempus dhe Erasmus+ në ngritjen e kapaciteteve, si dhe koordinator institucional për tri projekte ERAMUS+ (EUFORIA, CTPCIE dhe ResearchCult). Profesor Pira, gjithashtu ka botuar një numër të madh artikujsh dhe ka kontribuar në shumë konferenca ndërkombëtare.
This post is also available in: English