Të nderuar besimtarë të krishterë,
Dita e Pashkëve është një ditë e veçantë që na rikthen shpresën dhe besimin se dashuria, harmonia dhe mirëkuptimi mes nesh janë forcat që e bëjnë botën më të mirë.
Duke ushqyer dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, si dhe duke qëndruar pranë atyre që kanë më shumë nevojë, ne ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më paqësore.
Veprat e mira të secilit prej nesh sot janë themelet e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të ndritur për të rinjtë.
Le t’i përcjellim së bashku këto vlera njerëzore, që të mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë. Uroj që kjo festë dhe çdo ditë tjetër të jetë e mbushur me shëndet, dashuri dhe mbarësi në familjet tuaja!
Gëzuar!
Me respekt, Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor