Në bazë të vendimit nr.3431/24, të datës 31.10.2024 të Këshillit Drejtues, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datën 01.11.2024 shpallë:
K O N K U R S
Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2024/25
I.
Kushtet e përgjithshme
- Bursa universitare ndahet për studentët e nivelit të studimeve themelore (bachelor) dhe nivelit të studimeve master;
- Të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët e UShAF, të cilët i plotësojnë këto kushte:
- Të jenë studentë të rregullt të Fakulteteve të UShAF;
- Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë (bachelor) dhe studentë të vitit të dytë të nivelit master;
- Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
- T’i kenë të dhëna të gjitha provimet e vitit paraprak të studimeve në afatin e shtatorit 2024;
- Të kenë notë mesatare të studimeve 8.00 (tetë pikë zero) e më lartë.
II.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
- Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika I e këtij konkursi, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
- Fletëparaqitjen (e cila merret përmes SMU-së);
- Kopjen e letërnjoftimit;
- Çertifikatën e notave (e cila merret tek shërbimi i studentëve);
- Vërtetimi që është student i rregulltë (i cili merret tek terminali vetëshërbyes në UShAF);
- Konfirmimin origjinal nga banka për xhirollogarinë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive. Llogaria bankare duhet të jetë e vet studentit që aplikon (e cila merret nga banka përkatëse e vulosur dhe e nënshkruar).
- Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në Zyrën e Shërbimit të Studentëve.
- Administrata Qendrore është e obliguar që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs, t’i përgatit listat e studentëve të cilët i plotësojnë kriteret për përfitimin e bursës universitare;
- Kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret e sipërshënuara, Shërbimi i Studentëve nuk do t’ua pranojë fletëparaqitjen, e cila ua mundëson aplikimin për bursë.
III.
- Afati i aplikimit është prej datës 01.11.2024 deri më 08.11.2024 ora 16:00.
- Shpallja e vendimit dhe publikimi i listave për përfituesit e bursës do të bëhet të hënën me datë 11.11.2024.
IV.
Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë të përfitimit të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese tek Komisioni për Ankesa, në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.
Ankesat duhet të dërzohen në Zyrën e Shërbimit të Studentëve.
Linku i konkursit: Konkurs për ndarjen e bursave universtare për vitin akademik 2024-25