Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Labinot Topilla

Prodekan për Bashkëpunim me Industri, Punë praktike, Teknologji dhe Digjitalizim

Prof. As. Dr. Labinot Topilla, aktualisht, është Prodekan për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike, Teknologji dhe Dixhitalizim, në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Informatikës, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Në vitin 2023 u bë pjesë e stafit akademik të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si Profesor Asistent. Në vitin 2022, ai u zgjodh si Profesor Asistent në Kolegjin UBT, ndërsa në vitin 2023, si Profesor Asistent në Kolegjin Universum. Në vitin 2017, ai ishte profesor dhe udhëheqës i drejtimit Metalpunues në Shkollën e Mesme Profesionale BauAcademy. Nga viti 2009 deri në vitin 2017, Topilla, ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai, gjithashtu, është recensent në National Science Centre, të Polonisë.

Topilla, studimet Bachelor dhe Master i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Inxhinierisë, në drejtimin e Materialeve dhe Metalurgjisë. Studimet doktorale i përfundoi në vitin 2022 në Universitetin Nigde Ömer Halisdemir në Turqi, në Inxhinieri Mekanike.

Deri më tani, ai, ka prezantuar në konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, si dhe ka publikuar punime në revista  me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor. Gjithashtu, ka të botuar një monografi.

Prof. As. Dr. Labinot Topilla, flet gjuhët angleze, gjermane dhe turke.

This post is also available in: English