Vizitë studimore e studentëve të UShAF në Impiantin e Trajtimit të Ujit të pijshëm “SHKABAJ” në Prishtinë
Studentët e UShAF, të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikës, Drejtimi Inxhinieri dhe Menaxhimi i Prodhimit, te prirë nga Prof. Dr. Gjelosh Vataj kanë realizuar vizitë studimore në Impiantin e Trajtimit të Ujit të pijshëm“SHKABAJ” në Prishtinë.
Studentët u pritën nga menagjmenti i Fabrikës, Z. Banush Dragusha dhe Z. Bajram Gecaj, ku u njoftuan për së afërmi me Fabrikën dhe historikun e saj.
“Në Nëntor të vitit 2014 është vënë gurëthemeli i fazës së III-të (Investim nga Komisioni Evropean përmes bankës Gjermane KFW) – Fabrika e Ujit “SHKABAJ”. Punimet në këtë Fabrikë janë zhvilluar me një dinamikë të madhe. Projekti ”Shkabaj” është një nga investimet më të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm që nga themelimi i KRU ”Prishtina” sh.a., dhe se është një projekt vendimtar jo vetëm për kryeqytetin por për gjithë vendin”, thanë menaxhmenti i Fabrikës.
Gjithashtu, u spjeguan studentëve për realizimin e këtij investimi që ishte planifikuar të përfundojnë në fund të vitit 2016, ku do të zgjidhej problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën, Fushë Kosovën, Obiliqin, Podujevën dhe komunat tjera nën menaxhimin e KRU “Prishtina” sh.a., si dhe Impianti i Trajtimit të Ujit “SHKABAJ” në Prishtinë që u përurua me 17 mars 2017.
Profesor Vataj falënderoi menagjmentin e KRU ‘PRISHTINA” për mikëpritje, në veçanti kryeshefin e kësaj kompanie Z. Fetahu, si dhe shfrytëzoi rastin t’i falënderojë donatorët qe kanë mundësuar realizimin e ketij projekti: Bashkimin European, Bankën Gjermane KFW, Qeverinë e Republikës se Kosovës dhe të gjitha palët e interesit që e mundësuan realizimin e ketij projekti më të rëndësishëm në sektorin e ujit të pijës.
This post is also available in: English