Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. As. Dr.Gjelosh Vataj
Prodekan për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë
Prof. As. Dr. Gjelosh Vataj, aktualisht, është Prodekan për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të cilësisë, në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Informatikës, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Në vitin 2021 u bë pjesë e stafit akademik të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Profesor Vataj ka një përvojë të gjerë në fushën e menaxhimit të kompanive publike në Kosovë (ku kishte pozitën e kryeshefit ekzekutiv në KUR “PRISHTINA”). Ai ka edhe përvojë profesionale si konsulent/ekspert lokal dhe ndërkombëtar.
Vataj, për një kohë, punuoi si mësimdhënës i angazhuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si dhe në Kolegji “TEMPULLI”, në Prishtinë.
Studimet themelore i përfundoi në vitin 1993 në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku edhe mori titullin Inxhinier i diplomuar, ndërsa ato master i përfundoi në vitin 1995, në po të njëjtën universitet. Në vitin 2020, Vataj, mori titullin Doktor i Shkencave Teknike në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Profesor Vataj, ishte gjithashtu pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare, të financuara nga bashkimi Evropian dhe të implementuara përmes KfW Gjermane, projekte këto, të fokusuara në ngritjen e kapaciteteve dhe në përmirësimin e infrastrukturës ujore. Gjithashtu ai ishte edhe koordinator institucional për tri faza të projektit KfW dhe të Bashkimit Evropian.
Ka të publikuara punime shkencore në revista dhe konferenca ndërkombëtare, e gjithashtu, ishte pjesëmarrës në komitete shkencore të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar.
This post is also available in: English