Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. Asoc. Dr. Bashkim Thaçi
Këshilltar i Rektorit
Prof. Asoc. Dr. Bashkim Thaçi, është Profesor i Asociuar në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Ai është ekspert në fushën e shkencave pyjore, teknologjisë së drurit dhe ekologjisë së qëndrueshme.
Përveç angazhimeve akademike, ai ka shërbyer si anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës dhe si këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë.
Studimet e doktoratës i përfundoi, në vitin 2013, në Fakultetin e Shkencave Pyjore, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa studimet e magjistraturës, në vitin 2005 në po të njëjtin institucion. Në vitin 2018, mori titullin akademik Prof. Asoc. në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku është profesor i lëndëve Eko-Dizajni, Ergonometri, Dizajn Interieri dhe Ekologjia e qëndrueshme.
Thaçi ka publikuar një sërë artikujsh shkencorë dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare mbi tematika të ndryshme rreth mësimdhënies, pyjeve, mbrojtjes së mjedisit, si dhe shkencës mbi drurin.
Prof. Asoc. Dr. Bashkim Thaçi flet gjuhën angleze.
This post is also available in: English