Pas një procesi aplikimi dhe testimi, projekti GEG Kosova ka përzgjedhur 20 studente nga universitetet publike të Kosovës që studiojnë Inxhinieri, dhe vajzat e UShAF-it janë përfshirë në këtë listë ndritshëm.
Tani ato po ndjekin trajnime për të përgatitur CV-të dhe përballuar intervistat e punës, për të mësuar si të krijojnë marka personale dhe si të komunikojnë në mënyrë efektive. Kjo është një mundësi fantastike për vajzat të marrin njohuri dhe aftësi të rëndësishme për t’u përgatitur për një karrierë të suksesshme në fushën e Inxhinierisë.
GEG, në partneritet me Limak Kosovo dhe United Nations Development Programme në Kosovë, po ndihmon studentet në Kosovë që të bëhen më të sigurta dhe të gatshme për t’u bërë pjesë e tregut të punës në fushën e Inxhinierisë.
Para se të fillonin ligjëratat, vajzat përfituese kanë marrë nga një tablet për të ndjekur ligjëratat online dhe një bursë prej 50 euro, gjë që u mundëson atyre që të ndjekin këto trajnime pa shqetësime për shpenzimet. Shpresojmë se kjo mundësi do t’u japë studenteve më shumë besim dhe ndërgjegjësim për të arritur qëllimet e tyre në fushën e Inxhinierisë.
Pas përfundimit të trajnimeve, 20 vajza do të vazhdojnë punën praktike, të planifikuara në kuadër të këtij projekti.
Pesë studentet e UShAF-it që përfituan nga projekti GEG janë:
- Blerona Duga, Informatikë të Aplikuar, viti parë
- Erona Sejdiu, Informatikë të Aplikuar , viti parë
- Rinesa Osmani, Inxhinieri Industriale me Informatikë, viti i dytë
- Mimoza Curroja, Inxhinieri Industriale me Informatikë, viti i dytë
- Anisa Dogani, Inxhinieri Industriale me Informatikë, viti i tretë.
Si shenjë respekti, vajzat u pritën në takim nga Rektori i Universitetit Dr. Agron BAJRAKTARI dhe stafi drejtues i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikë/UShAF, të cilët i inkurajuan ato dhe i uruan për suksese të mëtutjeshme.
This post is also available in: English