Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Urimi i Rektorit Bajraktari për Pashkët
- 17 Prill, 2022
- Posted by: Blerina Bytyci
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Pa Komente
Të nderuar besimtarë katolikë,
Dita e madhe e Pashkëve është dita që na jep shpresë dhe besim, se me dashuri dhe harmoni mes nesh, e bëjmë më të mirë këtë botë.
Duke e dashur dhe respektuar njëri-tjetrin, si dhe duke ndihmuar ata që janë në nevojë, ne mund të ecim përpara në paqe, sepse mirësia e secilit sot, do të thotë shumë për një të nesërme më të sigurtë për të gjithë. Prandaj, t’i përcjellim së bashku këto vlera njerëzore, vazhdimësia e të cilave është shumë e rëndësishme për çdo brez.
Uroj që, në këtë Ditë të Pashkëve dhe çdo ditë, të keni shëndet dhe të gjitha të mirat në familjet tuaja!
Gëzuar!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.