Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrjen e hapur për mobilitet për mësimdhënie në Universitetin “Sapienza” në Romë. Numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion është tre (3) mësimdhënës në nivel të Kosovës.
Të nderuar besimtarë katolikë, Festa e Pashkëve sjell me vete një mesazh të fuqishëm shprese dhe besimi, duke na rikujtuar se dashuria, mirëkuptimi dhe harmonia ndërmjet njerëzve janë vlerat që e bëjnë shoqërinë tonë më të mirë.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, me ftesë të Universitetit të Granadës (UGR) në Spanjë, realizoi një vizitë pune në këtë institucion, me qëllim të themelimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy universiteteve.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrje të hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Saxion, Holandë, për semestrin dimëror 2026.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpall thirrjen e hapur për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ në Vidzeme University of Applied Sciences, Letoni, për semestrin dimëror 2026. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë mobilitet është tre (3).
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Festës së Pashkëve Katolike me datën 06.04.2026 (e Hënë) do të jetë ditë pushimi.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- SKANDAL INSTITUCIONAL: TRE ANËTARË TË KËSHILLIT DREJTUES TË DELEGUAR NGA MINISTRIA MBAJNË “MBLEDHJE” PA KUORUM DHE NË KUNDËRSHTIM ME STATUTIN E USHAF 13 Shtator, 2026
- TË GJITHË BASHKË NË MARSHIN PËR LIRI! 11 Shtator, 2026
- Konkurs për ndarjen e bursave për stafin e UShAF, të cilët ndjekin studimet e doktoraturës 11 Shtator, 2026