Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj se mund të aplikojnë për t’u financuar për dy vite studimi në kuadër të Erasmus Mundus Master.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së shpejti do të hapë konkursin për pranim të studentëve të rinj në studimet bachelor dhe master për vitin akademik 2024/2025.
LISTA E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR DHE JO TË PËRZGJEDHUR PËR ANGAZHIM NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDORE TË UNIVERSITETIT TË SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ (UShAF) SIPAS KONKURSIT NR. 1643/24, DATË 14.06.2024
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, së bashku me grupin punues në projektin e fituar përmes Grantit te Ambasadës Amerikane në Kosovë, mbështetur nga Kosovo Unitet States Alumni – KUSA, ka realizuar takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore nga Amerika, Prof. Assoc. Dr. Kim Vu Dinh […]
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt Tryezë Shkencore me temën ““Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve”, ku morën pjesë profesorë të fushës së ekonomisë, arkitekturës, inxhinierisë dhe Teknologjisë së Drurit nga Universitetet vendore dhe ndërkombëtare, të cilët diskutuan lidhur me temën.
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) janë nënshkruar dymbëdhjetë Marrëveshje Bashkëpunimi me biznese, të cilat përmbajnë edhe komponentin e hulumtimit shkencor që mund të realizojnë stafi dhe studentët bashkërisht me biznese.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se bazuar në kërkesat e disa studentëve, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur t’i paraqesin provimet për afatin e Qershorit 2024, lejohet afati i paraqitjes së provimeve, i cili është vetëm 24 orë duke filluar nga ora 12:00 të datës 14.06.2024 ( e Premte) deri […]
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF, se për nderë të festës së Bajramit të Vogël, me datën 17.06.2024 (e Hënë) do të jetë ditë pushimi.
Në bazë të nenit 16, të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nr. 969/23, të datës 24.03.2023, Administrata Qendrore e UShAF, me datën 14.06.2024, shpallë: KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF.