Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në cilësi të panelistit, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari po merr pjesë në Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar të Shkencës, me titull ‘’Horizontet e Reja në Shkencë’’, i cili po mbahet në Institutin ‘’Yunus Emre’’, në Prishtinë.
Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, për zgjedhjet studentore 2018 se pas kalimit të afatit ligjor për të paraqitur ndonjë paqartësi tjetër lidhur me emrin, mbiemrin apo numrin personal, duhet të lajmrohen për përmirësim të ndonjë gabimi eventual në zyrën e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të UShAF-it shpall listat përfundimtare.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) po vazhdon të krijojë kushte maximale, duke sjellë pajisje të nevojshme për aftësimin e studentëve të këtij universiteti.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor, se afati për paraqitjen e provimeve të Shtatorit 2018, shtyhet edhe për tri ditë dhe atë duke filluar nga data 03.09.2018 deri më 05.09.2018 në orën 24.00. Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.
Lajmërohen studentët e FSHA-së, në studimet Master , se duke filluar nga data 03.09.2018 deri më 07.09.2018 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit 2018.