Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), e vizituan sot z. Reto A. Mauerhofer (ligjërues në Universitetin e Baselit, konsulent në kompaninë zvicerane konsultuese “Mauerhofer & Partners”, si dhe drejtor i Fondacionit në projektin për veturat e reja në Zvicër) dhe z. Boletin Hasani (biznesmen shqiptar dhe bashkëpunëtor në kompaninë “Mauerhofer & Partners”).
Të nderuar qytetarë të besimit ortodoks, Me rastin e festës së Krishtlindjes Ortodokse, uroj që në familjet tuaja të ketë paqe, dashuri e harmoni dhe së bashku t’i kultivojmë këto vlera njerëzore, të cilat janë qenësore për jetë më të mirë të të gjithëve!
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, priti sot në takim nënpresidentin e operatorit celular “T-Mobile Austria”, z. Driton Emini, me të cilin biseduan rreth mënyrës së bashkëpunimit mes Universitetit dhe gjigantit telefonik austriak.
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF, se për nderë të festës së Krishtlindjeve Ortodokse, me datën 08.01.2018 nuk do të punohet.
Lajmërohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Viti i tretë, të cilët janë pjesë e Universitetit të Prishtinës (UP), se në bazë të konkursit të shpallur nga UP për ndarjen e bursave universitare, për vitin akademik 2017-2018 nga data 05.01.2018 deri me 18.01.2018 mund të aplikojnë për ndarjen e bursës.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Ambasadori i Italisë në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UShAF dhe SmartCity Corporation në Itali 21 Tetor, 2025
- Studentët e UShAF prezantojnë punën dhe kreativitetin e tyre në Panairin Studentor 2025 21 Tetor, 2025
- Rektori Bajraktari mori pjesë në Konferencën e 9-të Vjetore të Procesit të Berlinit për Shkencë, Arsim, Kërkim dhe Inovacion 20 Tetor, 2025