Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot me datë 22 korrik 2024 zgjodhi Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e këtij Këshilli.
Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i KD-së, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.
Me shumicë votash Kryesues i KD-së, u zgjodh, z. Valdet Hysenaj, ndërsa Zëvendëskryesues, z. Gazmend Krasniqi.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, uroi kryesinë e zgjedhur të KD-së dhe shprehi gatishmëri për bashkëpunim në të ardhen me qëllim të zhvillimit të Universitetit.