Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me unanimitet, zgjodhi prorektorët e Universitetit.
Këshilli Drejtues, me të gjitha votat pro, zgjodhi Kushtrim Cukaj, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Etleva Blakaj, Prorektore për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike dhe Aktivitete Komerciale, Flamur Salihu, Prorektor për Mësim, Shkencë dhe Çështje të Studentëve, Fakije Zejnullahu, Prorektore për Dixhitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, dhe Arben Tërstena, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi Këshillin Drejtues për miratimin e propozimeve për pozitat e prorektorëve. Ai theksoi se me këtë hap të rëndësishëm, Universiteti tani është i plotësuar nga ana menaxheriale dhe ekipi drejtues është i kompletuar për t’a zhvilluar institucioni më tutje. Rektori premtoi që do të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe maksimal me stafin menaxherial, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të performancës dhe zhvillimit të UShAF. Ai theksoi se ky bashkëpunim do të jetë thelbësor për të arritur qëllimet strategjike të institucionit dhe për të siguruar suksesin e përgjithshëm të universitetit në interes të studentëve, stafit akademik dhe komunitetit më të gjerë