Në kuadër të programit Young Innovators Program, i cili është pjesë e ITP Prizren në një konkurrencë të fortë me 17 ekipe të studentëve nga universitetet publike dhe private të Kosovës, u përzgjodhën 3 ekipe nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Pas prezantimit të idesë së tyre, këto ekipet kaluan të gjitha fazat e vlerësimit deri në fazën finale të përzgjedhjes(aplikimi më 9 mars 2023, selektimi final më 3 prill 2023).

Nga 27 mars 2023 deri më 27 maj 2023, për grupet e përzgjedhura u realizua një program trajnimi intensiv tre-mujor, mentorim dhe stërvitje nga ekspertë të ndryshëm, për të përpunuar idetë e tyre inovative duke i përgatitur ato për prezantimin në festival.

Më 3 qershor 2023, grupet punuese prezantuan projektet e tyre në festivalin Venture UP ITP Prizren.

Festivali ishte i pasur me aktivitete të ndryshme dhe tërhoqi një numër të madh të audiencës të interesuar për inovacionin dhe projektet kreative.

Tre grupet fituese:

Grupi: Emri i projekti Studentët Fakulteti/ Drejtimi
1 Virtual Reality In Education Brikena Duga,

Blerona Duga

Inxhinieri dhe Informatikë/ Informatikë Aplikuar
2 Smart LED Lights Erand Isufi,

Rrezon Ademi,

Anit Rexhepi

Inxhinieri dhe Informatikë/ Informatikë Aplikuar
3 Reusing Paper public materials founded on all School Textbooks Valentina Nuhiu,

Donika Sadiku

Inxhinieri dhe Informatikë/

Inxhinieri Industriale me Informatikë

This post is also available in: English