Në kuadër të projektit GITEKA, delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), i udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Agron Bajraktari, mori pjesë në një vizitë studimore në Universitetin e Arteve dhe Dizajnit në Cluj-Napoca, Rumani.

Kjo pjesëmarrje është rezultat i angazhimit të UShAF-it si partner në zbatimin e projektit “Transformimi Industrial i Gjelbër përmes Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri (GITEKA)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-1.

Gjatë vizitës, u diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë me Universitetin e Arteve dhe Dizajnit në Cluj-Napoca në programe me interes të përbashkët.