Sot, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj u vizitua nga ekspertë të infrastrukturës dhe mjedisit të projektit “Vlerësimi i fizibilitetit dhe nevojave për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë”, i financuar nga European Investment Bank dhe implementuar nga Kosovo Legal Services Company, me SOFRECO në krye të konzorciumit.
Ata fillimisht u pritën nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i përshëndeti ekspertët dhe i informoi për nevojat dhe planifikimet e USHAF.
Pas kësaj, Prorektorja për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu, i shoqëroi ata në të gjitha hapësirat e Universitetit. Ekspertët u njohën me infrastrukturën, laboratorët dhe Institutin, duke u dhënë një pasqyrë të plotë të kapaciteteve dhe potencialeve të UShAF-it.