Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj pati nderin të mirëpresë Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, z. Tunç Angılı.

Gjatë vizitës, Ambasadori Angılı mbajti një fjalim për stafin dhe studentët e UShAF, ku shprehu mbështetjen dhe vullnetin e përbashkët për të forcuar lidhjet akademike dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në avancimin e njohurive dhe krijimin e mundësive të reja për studentët.

Ambasadori ishte i shoqëruar nga Konsulentja për Tregti, znj. Seda Ulukaya.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoi Ambasadorin dhe delegacionin për vizitën dhe përkushtimin e treguar ndaj zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

 

This post is also available in: English