Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së shpejti do të hapë konkursin për pranim të studentëve të rinj në studimet bachelor dhe master për vitin akademik 2025/2026.
Programet, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e UShAF janë:
Në nivelin Bachelor:
- Dizajn Grafik dhe Multimedia;
- Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;
- Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;
- Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
- Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;
- Informatika e Aplikuar;
- Inxhinieri Industriale me Informatikë;
Ndërsa, në nivelin Master:
- Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;
- Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit;
- Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;
- Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.
UShAF tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet për pritjen e studentëve të rinj, duke ofruar programe me staf të kualifikuar akademik, mundësi të shumta për punë praktike në ndërmarrje, mobilitete ndërkombëtare dhe aktivitete të tjera të rëndësishme për zhvillimin profesional të studentëve.