Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së shpejti do të hapë konkursin për pranim të studentëve të rinj në studimet bachelor dhe master për vitin akademik 2022/2023.

Programet, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e UShAF janë:
Në nivelin Bachelor për të rinjt do të jenë të hapura këto programe:

• Dizajn Grafik dhe Multimedia;
• Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;
• Informatika e Aplikuar;
• Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;
• Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
• Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;
• Inxhinieri Industriale me Informatikë;

Ndërsa, në nivelin Master do të jenë në dispozicion të të rinjve këto programe:

• Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit;
• Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;
• Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;

UShAF tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet që të presë studentët e rinj në këtë vit akademik, ndërsa të gjitha programet realizohen me mësimdhënës kompetentë, punë praktike në ndërmarrje, mundësi të shumta mobiliteti dhe aktivitete të tjera me rëndësi në formimin profesional.