Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) së shpejti do të shpallë konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2025/2026.

UShAF i mirëpret të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale në programe studimore bashkëkohore dhe praktike.

Informacionet e detajuara rreth programeve dhe datës së publikimit të konkursit do të bëhen të ditura në kohën e duhur, në ueb faqen e Universitetit.