Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka fituar edhe për pesë vjet akreditimin institucional nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC).
Me këtë vendim, UShAF bëhet njëri nga dy universitetet publike në vend, (krahas Universitetit të Prishtinës), të cilët janë akredituar për pesë vjet. Theksojmë se UShAF është Universiteti i fundit publik i themeluar.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari vlerësoi vendimin, të cilin KShC e ka marr për Universitetin. Gjithashtu, ai falënderoi të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e procesit të akreditimit dhe kanë kontribuar për një të arritur të tillë.
Po ashtu, Rektori falënderoi stafin akademik, administrativ, studentët, studentët e diplomuar, bizneset dhe partnerët tjerë për kontributin e dhënë gjatë këtij procesi.


