Në Universitetin Fogia në Itali është mbajtë punëtori dy ditore me datë 4 dhe 5 korrik 2022 me institucionet partnere të projektit për adoptimin e praktikave më të mira mbi qeverisjen e universiteteve.
Në punëtori u diskutua rreth praktikave më të mira për qeverisjen e universiteteve në Itali, si dhe janë dhënë shembuj mbi procedurat adekuate dhe transparente të menaxhimit, mbi stafin, financimin, spin-off-et, arsimin si dhe mundësive të reja për bashkëpunime të përbashkëta dhe rrjetëzim të universiteteve.
Projekti STAND synon të përmirësojë proceset dhe mekanizmat e autonomisë universitare duke rritur kapacitetet menaxhuese, përgjegjshmërinë dhe transparencën e Universiteteve të Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë informata linku në vijim:
This post is also available in: English