Pas hapjes së punëtorisë nga Rektori i universitetit, Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe prezantimit të aktiviteteve të ekspertit të Herasit+, si dhe prezantimit të dokumenteve të rishikuara, pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe u fokusuan në ndërtimin e drafteve të dokumenteve për krijimin e Zyrës për Transfer të Njohurisë dhe Teknologjisë, Qendrës së Ekselencës dhe Qendrës së Testimeve.
Punëtoria ka rezoltuar me draftimin e dokumenteve kryesore, të cilat do të përdoren në universitet për realizimin e aktiviteteve komerciale.
Ndërsa, më datë 7-8 Prill 2023, u organizua punëtori tjetër për të vizualizuar rrjedhjen e proceseve. Pas identifikimit të rregulloreve për proceset që mund potencialisht të dizajnoheshin, pjesëmarrësit u ndanë në grupe për të analizuar rregulloret dhe për të identifikuar të gjitha proceset. Pastaj grupet punuese i dizajnuan proceset duke përdorur programin Visio. Në përfundim të rregulloreve, u vizualizuan të gjitha rrjedhat e proceseve dhe u dakordua që çdo rregullore që draftohet dhe rishikohet të ketë të bashakngjitur si shtojcë proceset e vizualizuara të rregulloreve.
Rektori i UShAF Prof. Dr. Agron Bajratari falenderoi përfaqësuesit e Heras + për bashkëpunim si dhe stafin për përkushtimin në punë gjatë këtyre punëtorive, duke dëshiruar që kjo frymë pozitive e punës të vazhdojë dhe mbizotërojë edhe më tutje në organizimin e punëtorive të radhës.