Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nga java e ardhshme hap konkursin për pranim të studentëve të rinj në studimet bachelor dhe master për vitin akademik 2024/2025.
Programet, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e UShAF janë:
Në nivelin Bachelor për të rinjt do të jenë të hapura këto programe:

* Dizajn Grafik dhe Multimedia;
* Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;
* Informatika e Aplikuar;
* Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;
* Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
* Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;
* Inxhinieri Industriale me Informatikë;
Ndërsa, në nivelin Master do të jenë në dispozicion të të rinjve këto programe:
* Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit;
* Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;
* Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;
* Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.
UShAF tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet që të presë studentët e rinj në këtë vit akademik, ndërsa të gjitha programet realizohen me mësimdhënës kompetentë, punë praktike në ndërmarrje, mundësi të shumta mobiliteti dhe aktivitete të tjera me rëndësi në formimin profesional.