UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Burdur Mehmet Akif Ersoy University, Burdur në Turqi
Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka formalizuar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Burdur Mehmet Akif Ersoy (MAKU).
Marrëveshja synon të forcojë lidhjet akademike dhe kërkimore midis dy institucioneve, duke u fokusuar në zhvillimin e përbashkët të programeve akademike dhe shkëmbimit të njohurive, të orientuara drejt praktikës dhe inovacionit.
Në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, janë paraparë iniciativa të ndryshme bashkëpunimi, si: shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik, krijimi i programeve të përbashkëta ose të dyfishta të diplomimit, realizimi i projekteve të përbashkëta kërkimore, organizimi i trajnimeve dhe aktiviteteve akademike, zhvillimi i leksioneve të përbashkëta, organizimi i simpoziumeve, kongreseve dhe konferencave shkencore, promovimi i aktiviteteve me interes të ndërsjellë.
Ky bashkëpunim krijon mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
This post is also available in: English