Në Universitetin e Fan S. Noli në Korçë është mbajtë punëtori një ditore më 29 mars 2024 me institucionet partnere të projektit për adoptimin e praktikave më të mira europiane për qeverisjen e universiteteve.

Në punëtori u diskutua për zhvillimet e fundit të autonomisë universitare dhe ndikimi i saj në universitetet në Shqipëri. Gjithashtu, u diskutua për arritjet e projektit dhe angazhimin e ekspertëve të jashtëm për përgatitjen e raporteve për autonominë universitare për institucionet partnere të konsorciumit.

Projekti STAND synon të përmirësojë proceset dhe mekanizmat e autonomisë universitare duke rritur kapacitetet menaxhuese, përgjegjshmërinë dhe transparencën e Universiteteve të Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë informata linku në vijim:

https://www.stand-project.org/