Në Universitetin e Zagrebit në Kroaci është mbajtë punëtori dy ditore më 8 dhe 9 dhjetor 2022 me institucionet partnere të projektit për adoptimin e praktikave më të mira mbi qeverisjen e universiteteve.
Në punëtori u diskutua për ndikimin në autonomin e stafit në universitete nga Ligji i Arsimit të Lartë në Kroaci. Gjithashtu, u diskutua për përgatitjen e raportit afatmesëm të projektit, si dhe zhvillimi i planit të veprimit dhe strategjisë për rritjen e autonomisë së universitetit.
Projekti STAND synon të përmirësojë proceset dhe mekanizmat e autonomisë universitare duke rritur kapacitetet menaxhuese, përgjegjshmërinë dhe transparencën e Universiteteve të Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë informata linku në vijim:
This post is also available in: English