Në Universitetin e Zagrebit në Kroaci është mbajtur punëtori dy ditore më 15 dhe 16 korrik 2021 me institucionet partnere të projektit për adoptimin e praktikave më të mira mbi qeverisjen e universiteteve
Në punëtori u diskutua për autonominë financiare dhe akademike të universiteteve partnere të projektit STAND. Në punëtori u prezantuan autonomitë akademike dhe financiare të universiteteve në Gjermani, Itali dhe Kroaci. Gjtihashtu, u diskutua vlerësimi i gjendjes së tanishme e autonomisë financiare dhe akademike në universitetet e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Projekti STAND synon të përmirësojë proceset dhe mekanizmat e autonomisë universitare duke rritur kapacitetet menaxhuese, përgjegjshmërinë dhe transparencën e Universiteteve të Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë informata linku në vijim:
This post is also available in: English