Në Universitetin e Podgoricës në Mal të Zi është mbajtur punëtori dy ditore më 15 dhe 16 shtator 2022 me institucionet partnere të projektit për adoptimin e praktikave më të mira mbi qeverisjen e universiteteve.
Në punëtori u diskutua për planin e sigurimit të cilësisë dhe u raportua për progresin e punës së projektit STAND. Gjithashtu, gjatë takimit të menaxhmentit të projektit u diskutua për përgatitjen e raportit afatmesëm të projektit.
Projekti STAND synon të përmirësojë proceset dhe mekanizmat e autonomisë universitare duke rritur kapacitetet menaxhuese, përgjegjshmërinë dhe transparencën e universiteteve të Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë informata linku në vijim:
This post is also available in: English