Universitetit i Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj (UShAF), mori pjesë në Konferencën e tretë shkencore të Marketingut Inovativ ISCOIM 2022, të organizuar nga Universiteti “Aleksander Moisiu” në Durrës, ku UShAF ishte bashkë organizator.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajrakari, konferencieret i urojë për pjesëmarrjen me punimet e tyre dhe shfaqi bindjen e thellë se këto punime do t’i ndihmojnë vendeve reciproke në zhvillimin postpandemik. Gjithashtu, ai urojë që në të ardhmen e afërt një organizim i tillë të ndodhë edhe në objektet e UShAF.
Qellimi i Konferencës ishte forcimi i lidhjeve dhe zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar në mes të specialistëve të fushës së marketingut dhe biznesit, akademikëve të kësaj fushe, studentëve të nivelit master dhe atyre të doktoratës, agjencive të marketingut dhe gjithë akterëve të sektorit privat apo publik që operojnë në këtë fushë.
Në Konferencë morën pjesë 120 studiues nga 10 shtete dhe nga më shumë se nga 20 universitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, në mesin e të cilëve edhe Profesorë nga UShAF.
This post is also available in: English