Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kolegji Ndërkombëtar Universum (UNI) bashkë-pritën Punëtorinë Kombëtare të Projektit GITEKA, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) – Transformimi i Gjelbër Industrial përmes Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri.
Punëtoria u fokusua në bashkë-hartimin e moduleve të reja dhe rrugëve të trajnimit për modernizimin e kurrikulave dhe afrimin e tyre me nevojat e sektorit të prodhimit/industrisë së gjelbër dhe të zgjuar.
Ky bashkëpunim tregon angazhimin e përbashkët për të përgatitur studentët për të ardhmen e punës – të pajisur me aftësi në qëndrueshmëri, digjitalizim dhe inovacion.