UShAF lidhë edhe dy marrëveshje të reja bashkëpunimi me ndërmarrjet “IMK” dhe “Eurometal”
- 30 Dhjetor, 2015
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë, Fakulteti i Menaxhimit,
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka lidhur edhe dy marrëveshje të reja bashkëpunimi, duke e rritur kështu në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara me bizneset dhe kompanitë vendore, në të cilat studentët do të kenë mundësi të aftësohen në praktikë.
Me qëllim të zhvillimit të një edukimi universitar sa më të afërt me industrinë dhe tregun e punës, Marrëveshje Bashkëpunimi është nënshkruar me Ndërmarrjen për prodhimin e tubave dhe profileve të çelikta me saldim “NewCo IMK Pipe Factory L.L.C”, e po ashtu edhe me ndërmarrjen e specializuar në fushën e përpunimit të konstruksioneve metalike “Eurometal”.
Ushtruesi i detyrës së rektorit, z. Agron Bajraktari tha se për UShAF është shumë e rëndësishme krijimi i mundësive për punën praktike të studentëve, prandaj falënderoi bizneset që kanë mirëpritur kërkesën për të qenë pjesë e punës së Universitetit.
“Vendet e zhvilluara po i kushtojnë rëndësi të madhe përgatitjes së gjeneratave të reja në shkencat e aplikuara, të cilat për t’u zhvilluar kanë nevojë të madhe për bashkëpunimin e industrisë. Edhe në Kosovë, bizneset kanë hapur dyert për studentët tanë dhe kjo është një mundësi e mirë për përgatitje sa më të mirë të studentëve në profesionet e tyre, gjë që do t’i kontribuojë edhe vet këtyre bizneseve në të ardhmen, por edhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi”, tha z. Bajraktari.
Edhe drejtori menaxherial i “NewCo IMK Pipe Factory L.L.C”, z. Arianit Vllahiu dhe drejtori menaxherial i ndërmarrjes “Eurometal”, z. Njazi Musliu, u shprehën të kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes me UShAF, për faktin se nga këto marrëveshje nuk do të përfitojnë vetëm studentët, por edhe kompanitë, të cilat do të kenë në dispozicion edhe mësimdhënësit e Universitetit në zgjidhjen e problemeve praktike/shkencore.
Author: admin
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
This post is also available in: English